Serbia do të ketë një ndeshje vendimtar me Bullgarinë më 19 nëntor në Leskovc.
Kjo ndeshje ishte paraparë të luhej pa tifozë, por tani UEFA ka vendosur t’ia ulë dënimin.
Dy javë më parë, UEFA e gjobiti Serbinë për problemet e shkaktuara nga tifozët dhe një sërë dështimesh organizative në ndeshjen kundër Malit të Zi.
Mirëpo, pas ankesës së Federatës së Serbisë, UEFA-s i “erdhi keq” dhe e zvogëloi dënimin.
Me vendimin e ri, tribuna perëndimore e stadiumit të Duboçicës do të jetë e hapur për ndeshjen ndërmjet Serbisë dhe Bullgarisë, ndërsa vetëm fëmijët nën 14 vjeç do të lejohen të hyjnë në tre tribunat e tjera.
Gjithashtu, gjoba është ulur në 50 mijë euro. /Lajmi.net/