Sunday, 17. May 2026
Sport

Një muaj jashtë, titullari i Interit humbet duelet me Juven e Napolin

GS 16/11/2023 1 Min. Lesezeit

Alessandro Bastoni iu nënshtrua testeve të specializuara mjekësore pas tërheqjes muskulore që pësoi në grumbullimin me kombëtaren e Italisë.

Përgjigja e analizave nuk ishte pozitive për mbrojtësin e Interit, i cili ka pësuar një dëmtim në pulpë. Duke humbur kështu duelet e rëndësishme për titullin kampion ndaj Juventusit dhe Napolit.

Dy transferta të vështira për kryesuesit e Serie A, të programuara në datat 26 nëntor dhe 3 dhjetor. Bastoni pritet t’u mungojë zikaltërve për rreth 1 muaj.

Një lajm negativ ky për teknikun Simone Inzaghi, i cili humbet një nga titullarët e ekipit në një fazë vendimtare të sezonit plot sfida të forta.

Bastoni pritet të rikthehet në dispozicion në mesin e muajit dhjetor. Tek Interi shpresojnë që të zbresë në fushë në transfertën e 17 dhjetorit ndaj Lazios në “Olimpico”.

Teilen: