• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, January 1, 2026
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“Haaland e meritoi ‘Topin e Artë’ më shumë se Messi”

16/11/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Mesfushori spanjoll Rodri këtë vit u rendit i pesti në renditjen për trofeun e “Topit të Artë”.

Ky trofe u fitua nga Lionel Messi, por 27-vjeçari spanjoll që luan me Manchester Cityn nuk është dakord me rezultatin final.

“Ky ishte një sezon i jashtëzakonshëm për mua dhe këto renditje janë një vlerësim për mua. Jam me këmbë në tokë, pasi e di që mund të luaj në këto nivele, ndaj pretendoj më shumë nga vetja”, ka thënë Rodri.

“Të jem në këtë renditje është një nder, por nuk do t’ia kisha dhënë këtë trofe Messit. Është diçka e ndërlikuar. Botërori është eventi më i madh në botë. Nuk ka dyshime për këtë, por ai aktivitet është i shtrirë në një muaj kohor”, u shpreh Rodri.

“Ndërsa një sezon shkon në 7-8 muaj. Erling Haaland është një djalosh që sezonin e kaluar i theu të gjitha rekordet si golashënues. Të mos harrojmë se ishte në sezonin e tij të parë me Manchester Cityn dhe fitoi gjithçka që kishte mundësi. Unë do t’ia kisha dhënë atij trofeun e ‘Topit të Artë’ edhe pse këtë gjë nuk duhet ta them unë. Është shoku im i skuadrës te City dhe do të më pëlqente nëse do ta kishte fituar këtë trofe”, u shpreh spanjolli.

Next Post

Moldavia, mesfushori Rata: Ndeshja ndaj Shqipërisë shumë e rëndësishme, do të japim makismumin

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.