Thursday, 15. October 2026
Sport

Krasniqi rrezikon pezullimin te Amedspori

GS 15/10/2026 1 Min. Lesezeit

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Ermal Krasniqi është paralajmëruar nga stafi teknik i Amedsporit në prag të ndeshjes kampionale me Konyasporin.

Amedspori të shtunën e pret Konyasporin në kuadër të xhiros së tetë, ndërsa në këtë ndeshje do të mungojë Lumbardh Dellova shkaku i lëndimit.

Krasniqi do të jetë startues por nëse ndëshkohet me karton të verdhë në këtë përballje, atëherë automatikisht do të jetë i suspenduar për duelin me Samsunsporin.

Në shtatë ndeshje kampionale deri më tani, Krasniqi është ndëshkuar tri herë me karton të verdhë dhe rrezikon të katërtin ndaj Konyasporit.

Kështu që, Krasniqit i është kërkuar nga stafi teknik që të jetë tëpër vigjilent gjatë ndeshjes të Amedsporit, ekip që i treti në tabelë me 14 pikë.

Teilen: