• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, January 1, 2026
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Krasniqi: Ndaj Zvicrës do të japim maksimumin

16/11/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kombëtarja e Kosovës e ka mbajtur seancën e fundit stërvitore në Hajvali para udhëtimit për në Bazel, ku të shtunën do të përballet me Zvicrën, në ndeshjen e parafundit në kuadër të Grupit I për kualifikimet Euro 2024.

Ndonëse me gjasa të vogla për kualifikim, matematikisht Dardanët ende janë në lojë për të siguruar një biletë për Evropianin që do të mbahet në Gjermani, pas barazimit të mbrëmshëm të Zvicrës me Izraelin, por për t’i arritur këtij qëllimi përveçse duhet fituar dy ndeshjet e fundit, duhet që Zvicra dhe Izraeli të mos fitojnë pikë ndaj Rumanisë. 

Optimizmin para udhëtimit për në Bazel e shfaqi edhe futbollisti i Llapit, Ilir Krasniqi, i cili pati paraqitje shumë të mirë kundër Izraelit.

“Titullar me Izraelin? Ishte një ndjenjë fantastike, pasi ishte ndeshja ime e parë në 11-shen titullare. Ishte një ndeshje mjaftë e vështirë në një fushë të rënduar, por kemi dhënë maksimumin dhe besoj se jemi paraqitur mirë. Zvicra? Stadiumi pritet të jetë pothuajse i mbushur me përkrahës shqiptar.

Na pret një duel shumë i vështirë, pasi dihet nivelin të cilin e ka Zvicra, por ne jemi shumë të motivuar, pasi e dimë se në stadium do ta kemi përkrahjen e madhe dhe shpresojmë në pikët maksimale. Gjasat? Matematikisht jemi ende në lojë, por dihet se do të jetë e vështirë.

Ne do ta japim maksimumin, pastaj të shohim pas përfundimit të ndeshjes”, ka thënë Krasniqi.

Next Post

Bajoku siguron medalje në Evropian, e mund në raundin e parë garuesin boshnjak

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.