Sunday, 17. May 2026
Sport

Bajoku siguron medalje në Evropian, e mund në raundin e parë garuesin boshnjak

GS 16/11/2023 1 Min. Lesezeit

Bashkim Bajoku ka siguruar medalje për Kosovën në Evropianin U22 që po mbahet në Mal të Zi.

Boksieri kosovar triumfoi në raundin e parë kundër rivalit boshnjak, Leon Vranjes.

Referi dy herë i numëroi boshnjakut para se ta ndërpriste. Bajoku ka siguruar së paku medaljen e bronztë.

Ai gjithashtu do të luftojë në gjysmëfinale.

Bajoku garon në kategorinë deri në 54 kilogramë./Lajmi.net/

Teilen: