Kanë përfunduar të gjitha sfidat e vlefshme për kualifikueset “EURO 2024”.
Spanja ka mposhtur në transfertë me Qipron me rezultatin 3-1, ndërsa Azerbajxhani i De Biazit ka fituar me rezultatin e pastër 3-0 me Suedinë. Skuadra e tij arriti të triumfonte me 10 lojtarë në fushë pasi Mustafazada u ndëshkua me karton të kuq. Kjo është dhe një hakmarrje për Azerbajxhanin pasi duelin e parë u mposhtën 5-0.
Kvara ka shënuar dygolësh për Gjeorgjinë, por nuk ka mjaftuar për 3 pikët pasi MekTominai i prishi festën në minutat shtesë. Dueli mes Gjeorgjisë dhe Skocisë u mbyll në barazimin 2-2.
Austria ka triumfuar me 2 gola ndaj Estonisë në transfertë dhe Bullgaria me Hungarinë janë ndarë pas barazimit 2-2.
REZULTATET
GRUPI A
QIPRO 1-3 SPANJË
75′ Pileas/ 5′ Lamine Jamal, 24′ Oiarzabal, 28′ Hoselu
GOLI I JAMAL (VIDEO)
GJEORGJI 2-2 SKOCI
15′, 56′ Kvara/ 49′, 90’+2′ MekTominai
GOLI I KVARAS (VIDEO)
GRUPI F
AZERBAJXHAN 3-0 SUEDI
3′, 89′ Mahmudov, 6′ Dadashov
ESTONI 0-2 AUSTRI
26′ Laimer, 39′ Lienhart
GRUPI G
BULLGARI 2-2 HUNGARI
24′ Delev, 79′ Despodov (P)/ 10′ Adam, 90’+7′ Petkov (AU)
FORMACIONET ZYRTARE
GRUPI A
QIPRO – SPANJË

GJEORGJI – SKOCI

GRUPI F
AZERBAJXHAN – SUEDI

ESTONI – AUSTRI

GRUPI G
BULLGARI – HUNGARI

PANORAMASPORT.AL


