• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, January 1, 2026
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Hadërgjonaj: Ndaj Zvicrës do të jetë ndeshja më e madhe “në shtëpi”

17/11/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Florent Hadërgjonaj nuk ishte pjesë e Kosovës në fitoren 1-0 ndaj Izraelit pasi ishte i angazhuar me Alanyasporin në ndeshje kampionale në Turqi. Por, ai do të jetë pjesë e Dardanëve për sfidën e së shtunës kundër Zvicrës.

Duke folur për ballafaqimin ndaj Xhakës e Shaqirit, Hadërgjonaj e ka konsideruar këtë si “ndeshje në shtëpi”, kjo pasi aty pritet të ketë shumë tifozë shqiptarë.

“Po, nga ajo që dëgjojmë, do të jetë një atmosferë e zjarrte. Për sa i përket numrit të tifozëve në stadium, ndoshta do të jetë ndeshja më e madhe në shtëpi që kemi pasur ndonjëherë si kombëtare e Kosovës.”, ka thënë Hadërgjonaj për “90min”.

Tutje Hadërgjonaj foli edhe për dyshen shqiptare në radhët e Zvicrës, Xherdan Shaqirin dhe Granit Xhakën për të cilët ka thënë se do të japin gjithçka ndaj Kosovës,

“Pas rezultatit në ndeshjen e parë, Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka tashmë ishin të acaruar. Ky do të jetë një motiv shtesë për ta dhe ata patjetër do të duan të tregojnë veten. Sigurisht që pas rezultateve të fundit kanë presion edhe për kualifikim.”, deklaroi Hadërgjonaj.

Lëndimi i Vedat Muriqit është një mungesë e madhe për Kosovën, por Hadërgjonaj theksoi se kushdo që merr vendin e tij do të jap maksimumin në fushë.

“Po, një goditje e fortë. Ai i shkaktoi probleme mbrojtjes zvicerane në ndeshjen e parë. Por pavarësisht se kush luan të shtunën, lojtarët në fushë do të japim gjithçka në fushë”, ka thënë në fund mbrojtësi kosovar.

Ndryshe, Zvicra ka 16 pikë në vendin e parë, ndërsa Kosova është e katërta me 10 pikë.

Next Post

Van Dijk i vetëdijshëm për formën e dobët: Kam punuar shumë, këtë sezon do të jap më të mirën time

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.