Të shënosh një gol nga një distancë e lagët nuk është rastësi. Lojtarët e mëdhenj i besojnë saktësisë së tyre kur u shfaqet një mundësi, por ka edhe prej atyre që përgatiten për ta bërë një gjë të tillë. Këtë e ka zbuluar Kilian Mbape, i cili shënoi 3-0 gola në fitoren 14-0 të Francës ndaj Gjibraltarit dhe ku i fundit u shënua me një gjuajtje nga më shumë se 45 metra.
“Goli nga mesfusha? Është një talent”, tha fillimisht duke qeshur sulmuesi i Francës. Por më pas, ai ka zbuluar para kamerave se në fakt kishte shumë minuta që e mendonte një gjë të tillë.
“Kishte 20-25 minuta që shihja portierin, ishte shumë i avancuar dhe nuk e kuptoja përse. Goditja me instinkt”, tha Mbape i cili insistoi se skuadra e tij nuk ishte ndalur ndaj një kundërshtari dukshëm inferior pasi kishte objektiva të qarta.
“Deshëm të thyenim rekordin ndaj Azerbajxhanit, shtymë deri në fund pikërisht për të thyer atë rekord”, tha ai, duke kujtuar fitoren 10-0 të vitit 1996.
SHIH VIDEON
PANORAMASPORT.AL