Saturday, 22. August 2026
Sport

Kërkohet ndihmë për përkrahësin më të njohur të sportit në Prizren

GS 22/08/2026 2 Min. Lesezeit

Lidhja Rajonale e Futbollit në Prizren përmes një postimi në Facebook, ka bërë thirrje për të ndihmuar njërin nga sportdashësit më të njohur të qytetit.

Xheladin Krasniqi – Xhela, po kalon një periudhë të rëndë shëndetësore dhe ka nevojë për përkrahjen dhe ndihmën e të gjithëve, ka shkruar Lidhja Rajonale e Futbollit të Prizrenit.

Mëposhtë postimi i plotë:

Të bashkohemi për Xhelën!

Të nderuar qytetarë,

Të nderuar sportdashës,

Njerëz të mirë,

Sot po ju drejtohemi me një kërkesë që vjen nga zemra.

Xheladin Krasniqi – Xhela, një sportdashës i madh dhe një njeri që për vite të tëra i ka shërbyer sportit, veçanërisht futbollit, po kalon një periudhë të rëndë shëndetësore dhe ka nevojë për përkrahjen dhe ndihmën e të gjithëve ne.

Xhela ishte ndër ata njerëz të palodhur që, në kohën e pavarësimit dhe organizimit të sportit, dha kontributin e tij si vullnetar, pa kërkuar asgjë në këmbim. Kontributi i tij vazhdoi edhe pas luftës, për vite me radhë, gjithmonë pranë sportit dhe futbollit, deri në momentin kur sëmundja ia pamundësoi edhe lëvizjen.

Sot është koha që ne të jemi pranë tij.

Të gjithë ata që kanë mundësi dhe kushte, i lusim që ta ndihmojnë Xhelën me aq sa munden. Çdo kontribut, sado i vogël të jetë, për të dhe familjen e tij është një dorë e zgjatur, një shpresë dhe një dëshmi se nuk është vetëm në këtë betejë.

Të dhënat për ndihmë:

XHELADIN KRASNIQI

NLB Bank

Le ta tregojmë edhe një herë shpirtin tonë human, solidaritetin dhe respektin për njerëzit që kanë dhënë për komunitetin dhe sportin.

Sot Xhela ka nevojë për ne.

Të bashkohemi dhe ta ndihmojmë!

Zoti e ndihmoftë Xhelën dhe i dhëntë shëndet e forcë!

Me respekt,

LRF Prizren

Teilen: