Saturday, 16. May 2026
Sport

E konfirmojnë mediat spanjolle dhe braziliane: Ancelotti pranon ofertën e Brazilit, Real Madrid synon De Zerbi

GS 21/11/2023 1 Min. Lesezeit

Ancelotti është pranë largimit dhe tashmë Real Madrid po mendon për Roberto De Zerbi.

“Sport” raporton se trajneri italian i Brighton është kontaktuar tashmë dhe kanë nisur negociatat për verën e ardhshme.

Florentino Perez beson se De Zerbi është gati për një hap të madh në karrierën e tij dhe, sërish sipas “Sport”, e vlerëson veçanërisht për guximin e tij në punën me lojtarë të rinj, të cilët sigurisht nuk mungojnë në skuadrën e Realit.

Ndërkohë, nga Brazili shkruajnë se Carlo Ancelotti ka nënshkruar tashmë kontratën e tij me Federatën e Futbollit të Brazilit për t’u bërë trajner i kombëtares duke filluar nga viti 2024. Sipas “UOL Esporte”, Ancelotti ka vendosur tashmë të bardhën mbi të zezë, pavarësisht se kontrata e tij me klubin spanjoll skadon në qershor./h.ll/abcnews.al

Teilen: