Kombëtarja e Kosovës në grupmoshat U19 ka siguruar kualifikimin në “Elite Round” të Kampionatit Evropian Euro 2024 U19.
Kosova U19 barazoi sot 2:2 si mysafire e Maltës, barazim ky i cili i siguroi kualifikimin tutje për në “Elite Round” të kësaj gare.
Golat për “Dardanët” e rinj i shënuan Eliot Bujupi (minuta e 39’) dhe Dior Gerbovci (minuta e 42’), kurse golashënues te Malta ishin Matthias Fenech (minuta e 6’) dhe Lucas Caruana (minuta e 82’).
Me pikët e reja, Kosova U19 ngjitet në vendin e dytë të Grupit 7 me pesë pikë, krahas Maltës U19 që renditet e fundit (4) me vetëm një pikë të arkëtuar.
Rezultati final i ndeshjes, 2:2.