Saturday, 16. May 2026
Sport

Kosovë – Bjellorusi do të transmetohet drejtpërdrejt në këto kanale televizive

GS 21/11/2023 1 Min. Lesezeit

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll e përmbyll sonte kampanjën kualifikuese “Euro 2024” me ndeshjen kundër Bjellorusisë.

Kosova dhe Bjellorusia do të përballen në stadiumin “Fadil Vokrri”, me fillim nga ora 20:45, shkruan lajmi.net.

“Dardanët” dhe bjellorusët kanë humbur gjasat për kualifikim, andaj takimi sonte do të jetë për “prestigj”.

Sfida e Grupit I do të transmetohet direkt në Klan Kosova dhe Super Sport 3.

Kosova është në pozitën e katërt në renditjen tabelore me 11 pikë, dy më pak ka Bjellorusia në vendin e pestë.

Kujtojmë se takimin e parë mes dy përfaqësueseve e kishte fituar Bjellorusia me rezultat 2:1./Lajmi.net/

Teilen: