Ka mbetur edhe pak kohë deri në fillimin e ndeshjes së fundit kualifikuese mes Kosovës dhe Bjellorusisë.
Kosova dhe Bjellorusia do të përballen sonte nga ora 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, shkruan lajmi.net.
Futbollistët e dy ekipeve përfaqësueses kanë zbritur në fushë për t’i kryer ngrohjet e fundit para fillimit të takimit.
Lajmi.net ju sjell fotografi nga stadiumi kryeqytetas, ku shihet edhe gjendja e fushës, e cila sërish duket të mos jetë në gjendjen më të mirë.
“Dardanët” dhe bjellorusët kanë humbur gjasat për kualifikim, andaj takimi sonte do të jetë për “prestigj”.
Kosova është në pozitën e katërt në renditjen tabelore me 11 pikë, dy më pak ka Bjellorusia në vendin e pestë.
Formacioni i Kosovës: Bekaj, Dellova, Aliti, Krasniqi, Hadergjonaj, Zyba, Vojvoda, Berisha, Bytyqi, Muslija, Rashani./Lajmi.net/