Wednesday, 14. October 2026
Sport

Bordi i Transparencës publikon çmimet për karburantet, përcakton kufijtë për shitjen me shumicë dhe pakicë

GS 14/10/2026 2 Min. Lesezeit

Bordi i Transparencës ka përcaktuar çmimet e reja të shitjes me pakicë dhe shumicë për naftën dhe benzinën, në mbledhjen e zhvilluar këtë të mërkurë (14 tetor).

Sipas vendimit, çmimi i shitjes me pakicë i naftës nuk do të jetë më shumë se 213 lekë për litër, ndërsa ai me shumicë do të jetë deri në 201 lekë për litër.

Për benzinën, çmimi maksimal i shitjes me pakicë është përcaktuar në 190 lekë për litër, ndërsa ai me shumicë në 178 lekë për litër.

Çmimet e reja hyjnë në fuqi sot, më 14 tetor, dhe do të mbeten në fuqi deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, kur do të shqyrtohen ndryshimet e mundshme të çmimeve.

Bordi u ka tërhequr vëmendjen operatorëve të tregtimit me shumicë dhe pakicë për detyrimin e zbatimit të vendimit, duke paralajmëruar pezullimin e aktivitetit në rast të konstatimit të shkeljeve.

Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Ministria e Financave dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë deklarojnë se janë angazhuar për mbrojtjen e interesave të konsumatorëve dhe ruajtjen e konkurrencës së ndershme në treg.

/rtsh.al/

Teilen: