– Një periudhë e errët ajo që po kalon Milani në këtë moment të sezonit. Një fazë që shtrihet pikërisht brenda dy pushimeve ndërkombëtare, në harkun kohor prej rreth tre javësh. Në këtë hapësirë kuqezinjtë, mes kampionatit dhe Champions-it, kanë luajtur 6 ndeshje dhe kanë fituar vetëm një.
Lista është e turpshme sepse ka arritur një fitore, dy barazime (me përmbysje të rivalit) dhe tre humbje. Në total 10 gola të pësuar dhe 6 të shënuar. Dhe të mendosh që në pushimin e fundit, Milani ishte kryesues i vetëm i Serisë A.
– Milani ka humbur 4 pikë nga situatat e avantazhit në transfertë në këtë kampionat, dy më shumë se ato të humbura nga kuqezinjtë jashtë shtëpisë në tre sezonet e mëparshme të Serisë A së bashku.
– Që nga janari i kaluar kundër Sasuolos, “djalli” nuk kishte pranuar dy gola në harkun e katër minutave, në atë rast Defrel në minutën e 19-të dhe Fratezi në minutën e 21-të.
– Ekipi i Piolit ka grumbulluar dy pikë në katër ndeshjet e fundit të kampionatit (2B, 2H). Vetëm Fiorentina dhe Verona kanë bërë më keq në të njëjtin hark kohor.
– Olivie Zhiru (1986) është lojtari më i vjetër që ka qenë i përfshirë në të paktën 10 gola (shtatë gola, tre asistime) këtë sezon në pesë kampionatet më të mira të Evropës. Shtatë gola këtë sezon për francezin, në 14 sezonet e luajtura deri më tani në pesë kampionatet më të mira europiane.
– Kartoni i dytë i kuq për Olivie Zhiru në Serinë A, pas atij të nëntorit 2022, ndaj Specias, në “San Siro”. 37-vjeçari, ndaj Leçes arriti objektivin historik të 100 ndeshjeve me fanellën e Milanit në të gjitha turnetë.
PANORAMASPORT.AL