Milani dhe Fiorentina përballen sot në “San Siro” në një ndeshje shumë të rëndësishme për të dy skuadrat në Serinë A.
Kuqezinjtë nuk duan të humbin hapin e skuadrave të kreut dhe për ta është thelbësore t’u kthehen fitoreve pas 4 ndeshjeve pa një të tillë. Ndërsa Fiorentina e sheh veten shumë pranë zonës së kualifikimit në Ligën e Kampioneve dhe padyshim do të luftojë për të bërë surprizën.
FORMACIONET ZYRTARE
MILAN (4-2-3-1): Menja; Kalabria, Çau, Tomori, Teo Hernandez; Musah, Pobega; Çukvueze, Reijnders, Pulishiç; Joviç.
Trajner: S. Pioli
FIORENTINA (4-2-3-1): Terraçiano, Parisi, Milenkoviç, Martinez Kuarta, Biragi; Artur, Dunkan; Niko Gonzalez, Bonaventura, Sotil; Beltran.
Trajner: V. Italiano
PANORAMASPORT.AL