Friday, 15. May 2026
Sport

VIDEO/ Haverc bën heroin në minutat e fundit, Arsenali triumfon ndaj skuadrës së Strakoshës dhe merr “komandën” e Premier Ligës

GS 25/11/2023 1 Min. Lesezeit

Një gol i Kai Haverc në minutën e 88-të i ka dhuruar 3 pikë të arta Arsenalin në duelin ndaj Brenfordit të Tomas Strakoshës, të zhvilluar mbrëmjen e sotme i vlefshëm për javën e 13-të të Premier Ligës. Pas asistit të Saka, sulmuesi gjerman arriti të gjente rrugën e rrjetës, duke ngjitur në krye të renditjes “Topçinjtë” e Artetës.  

Haverc

Arsenali ka përfituar nga barazimi i Sitit në shtëpi ndaj Liverpulti, duke marrë kështu kryesimin e kampionatit. Ky ishte suksesi i 9-të në 13 ndeshje për skuadrën e Artetës, që tani ka 1 pikë më shumë se ndjekësit e Mançester Sitit.  

Në sfidën e radhës “Topçinjtë” do të presin Uolvesin në shtëpi, ndërsa Brentford do të ndeshet me Lutonin po në shtëpi. Për sa i përket Tomas Strakoshës, portieri i Kombëtares shqiptare e ndoqi duelin e sotëm nga stoli.  

renditja

PANORAMASPORT.AL

Teilen: