Friday, 15. May 2026
Sport

VIDEO/ “Ndalo, për hir të Zotit”, Nejmar bërtet mes lotësh gjatë seancës së rikuperimit të dëmtimit të rëndë në këmbë

GS 25/11/2023 2 Min. Lesezeit

Transferimi nga PSG tek Al Hilal në Arabinë Saudite nuk ka rezultuar fatsjellës për Nejmar, i cili gjatë angazhimit me kombëtaren para një muaji ka pësuar një dëmtim të rëndë, që fillimisht u dyshua se mund t’i kushtonte edhe karrierën . Sulmuesi  brazilian  po rikuperohet nga dëmtimi i rëndë që në gjuhën mjekësore sportive njihet si ACL-ja (ligamentet e kryqëzuara të përparme) .

NEJMAR

Ai po i nënshtrohet një terapie intensive rikuperuese. Nga një video që qarkullon në rrjetet sociale dëgjohet  duke bërtitur nga dhimbjet e forta gjatë një terapie, u shfaq në rrjetet sociale.

Nejmar dëmtoi ligamentet e kryqëzuara gjatë ndeshjes së Brazilit kundër Uruguait, e vlefshme për  kualifikueset e Kupës së Botës për zonën e Amerikës së Jugut. Nejmar i është  nënshtrua operacionit dhe mendohet se do të jetë afro 10 muaj jashtë fushave të blerta. Ky dëmtim e kushtëzon brazilian edhe te kontrata e nënshkruar me Al Hilal, pasi sauditët ia kanë pezulluar përkohësisht kontratën Nejmarit, i cili përfitonte të ardhura marramendëse, deri 3 milionë euro në javë.  Sezoni ka përfunduar për Nejmarin, por sulmuesi po bën të pamundurën dhe shpreson të jetë gati për Kupën e Amerikës Latine që zhvillohet verën e ardhshme.

Në rrjetet sociale është shfaqur një video e ushtrimeve rikuperuese, ku Nejmar bërtet nga dhimbjet e mëdha. “Ndalo, për hir të Zotit”, thërret  Nejmar mes lotësh ndërsa stafi mjekësor i trajton këmbën.

;

PANORAMASPORT.AL

Teilen: