Napoli mposhti Atalantan në kuadër të xhiros së 13-të në Serie A.
Për Napolin u paraqitën Amir Rrahmani dhe Eljif Elmas, derisa te Atalanta, Berat Gjimshiti ishte startues në këtë ndeshje.
Pas humbjes Gjimshiti, ka folur për humbjen.
“Është e vështirë të komentosh ndeshjen, na duhet kohë. Duhet ta analizojmë ndeshjen: në pjesën e dytë kishim qasjen e duhur. Dukej sikur ishim afër golit të dytë, pastaj bëmë një gabim dhe ata shënuan dhe ne humbëm. Sa dhemb kjo disfatë? Ashtu siç shkuan gjërat, dhemb shumë.”
Atalanta tani duhet të fokusohet në ndeshjet e Evropës.
“Tani duhet të mendojmë për ndeshjen kundër Sportingut, një ndeshje e ngjashme me Napolin. Ne kuptuam në ndeshjen e parë se ata janë teknikë dhe të shpejtë, duhet të japim maksimumin dhe të fitojmë përsëri”. /Lajmi.net/