Tuesday, 13. October 2026
Sport

Studentët protestë para Ministrisë së Arsimit, hidhen kapsolla e gurë

GS 13/10/2026 1 Min. Lesezeit

Studentët kanë protestuar sot para Ministrisë së Arsimit. Gjatë tubimit pati akte dhune dhe dëmtime në godinën e institucionit.

Disa prej të rinjve hodhën kapsolla, gurë dhe vezë në drejtim të Ministrisë së Arsimit.

Në zonën pranë institucionit ka prani të shtuar të forcave të policisë, ndërsa policia u ka bërë thirrje protestuesve të distancohen nga aktet e dhunës.

/rtsh.al/

Teilen: