Friday, 15. May 2026
Sport

Biletat e ndeshjes FC Ballkani – Viktoria Plzen dalin në shtije fizikisht në Tiranë

GS 27/11/2023 1 Min. Lesezeit

FC Ballkani ka njoftuar se ka nisur shitja e biletave për ndeshjen ndaj Viktoria Plzenit në Ligën e Konferencës.

Siç dihet tashmë, kjo ndeshje do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, më 30 nëntor, shkruan lajmi.net.

Kampionët e Kosovës kanë njoftuar sot se tashmë kanë dalë në shitje biletat.

Ato mund t’i blini fizikisht pranw stadiumi “Air Albania”. Bileta më e lirë kushton 5 euro, kurse ajo më e shtrenjta shkon në 100 euro.

Njoftimi i plotë nga klubi i Ballkanit:

NJOFTIM!

Tifozë të dashur,

Biletat nga nesër do të dalin në shitje edhe fizikisht te 𝗸𝗶𝗼𝘀𝗸𝗮 e cila gjendet tek hyrja vip e Stadiumit “ AIR ALBANIA “ – Tiranë .

Biletat do te jenë në shitje nga ora 11:00 deri në ora 19:00 .

Faleminderit që i qëndroni besnik Kampionit të Kosovës 🧡🖤

Na priftë e mbara!

#FCBallkani

#ForcaBallkani

#UECL. /Lajmi.net/

Teilen: