Tuesday, 13. October 2026
Sport

Gjendet pas tre orësh kërkime shtetasi amerikani i humbur në Bristan, transportohet drejt Vlorës

GS 13/10/2026 1 Min. Lesezeit

Një shtetas amerikan është gjetur mbrëmjen e djeshme (12 tetor) në zonën e Bristanit, pasi kishte pësuar dëmtime në këmbë dhe kishte humbur orientimin.

Sipas informacionit paraprak, operacioni i kërkim-shpëtimit nisi rreth orës 18:00, me angazhimin e forcave të Njësisë Speciale Delta. Pas rreth tre orësh kërkimesh, në orën 20:45, u bë e mundur gjetja e shtetasit amerikan.

Pas lokalizimit, ai nisi të transportohej drejt Vlorës, ku do t’i nënshtrohet një kontrolli mjekësor. Sipas të dhënave paraprake, gjendja e tij shëndetësore paraqitet e mirë.

/rtsh.al/

 

Teilen: