Një shpërthim me lëndë plasëse, dyshohet tritol, ka ndodhur rreth orës 01:40 në një biznes përgjatë rrugës kryesore në lagjen Kastriot.
Nga shpërthimi janë shkaktuar dëme materiale, ndërsa disa biznese fqinje kanë pësuar plasaritje.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë, të cilat kanë kryer veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e personave përgjegjës.
Deri më tani, nuk ka informacion të konfirmuar për persona të lënduar. Hetimet pritet të hedhin dritë mbi shkaqet dhe autorësinë e shpërthimit.
/rtsh.al/
Teilen: