• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, July 17, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Analiza speciale/ Kriza e golit rrezikon të dënojë Barçën

28/11/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Barça e zgjidhi ndeshjen në Madrid përballë Vajekanos “in extremis” me një autogol të Lejeune. Një pikë e fituar pas një tjetër paraqitje zhgënjyese. Nëse Barça vazhdon të zhgënjejë, një pjesë e madhe e faturës i shkon repartit të avancuar.

Barcelona

Në 5 nga 7 ndeshjet e fundit zyrtare, Barça ka shënuar vetëm një gol në 4 dhe në një tjetër është mbyllur pa gola, gjë që tregon krizën e tyre përballë portës së pothuajse të gjithë sulmuesve të tyre. Që nga 23 shtatori, ndaj Seltës (3-2), Barça nuk ka shënuar asnjëherë më shumë se dy gola në një ndeshje. Në total, llogaritë tregojnë 13 pikë.

Barcelona nuk shënoi kundër Shahtjorit në Hamburg, në kuadër të Ligës së Kampioneve. Zgjidhi katër takime me minimumin 1-0 ose 0-1 (Sevilja, Porto, Atletik Bilbao dhe Sociedad), në dy takime të tjerë goli shërbeu për të barazuar (Vajekanos) dhe sa për statistikë kundër Realit të Madridit, kunër të cilit humbi 1-2. Sulmuesit janë nën akuzë.

Nga 17 golat në këtë periudhë kohore (dy autogola), 14 në La Liga dhe 3 në Champions, sulmuesit ndajnë vetëm 9 rrjeta, duke marrë parasysh gjithashtu se njërin prej tyre e shënoi Mark Guiu, i cili u rekrutua urgjentisht.

LEVANDOVSKI (8) – Numëron vetëm 2 gola në pesë takimet e fundit, madje të dy golat i shënoi në suksesin kundër Alaveshit. Kundër Vajekanos kishte një dorë te goli i barazimit, ndërsa në total regjistron 8 rrjeta.

ZHOAO FELIKS (3) – Është shuar pas nisjes spektakolare me gola. Portugezi numëron 12 takime radhazi pa shënuar. Goli i tij i fundit daton më 19 shtator kundër Antverpit në Champions.

RAFINJA (2) – Pas katër ndeshjeve mungesë si pasojë e një dëmtimi, braziliani është rikthyer të luajë. Por golin e tij të fundit e ka regjistruar më 26 shtator kundër Majorkës (2-2).

FERRAN TORRES (5) – Është golashënuesi i dytë më i mirë i ekipit me 5 gola, por në La Liga nuk shënon prej 16 shtatorit në festivalin kundër Betisit. Atyre u shtohen dhe dy rrjeta në Champions.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Ancelotti afër rinovimit të kontratës me Real Madridin

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.