Tifozët e Dritës “Intelektualët” ditë më parë ka kërkuar nga klubi që të largohet drejtori sportiv, Valon Zymberi dhe trajneri grek Akis Vavalis.
Greku është larguar nga skuadra për t’u zëvendësuar me Zekirija Ramadanin, por jo edhe Zymberi.
Largimin e tij nga klubi gjilanas e ka mohuar edhe drejtori gjeneral i Dritës, Feti Murseli konfirmon edhe njëherë besimin ndaj drejtorit sportiv, Valon Zymberi.
Sipas tij kërkesa e “Intelektualëve” nuk do të plotësohet dhe deklaroi se situata në klub është krejt ndryshe.
“’Intelektualët’ janë ndër tifo-grupet më të organizuara në Ballkan. Sa i përket kërkesës për shkarkimi e drejtorit sportiv, situata jashtë nga brenda dallon. Edhe postimi i presidentit Valon Murseli që i ka dhënë besim Valonit e konfirmon qëndrimin tonë”, ka thënë Feti Murseli në konferencën për media gjatë prezantimit të trajnerit Zekirija Ramadani.
Ditën e sotme lajmi.net e ka pyetur Valon Murselin për mundësinë e largimit e ky i fundit ka thënë se gjithçka do të sqarohet në konferencë. /Lajmi.net/