FC Ballkani do ta luajë sot ndeshjen e pestë të fazës së grupeve në Ligën e Konferencës.
Javën e kaluar stadiumi “Air Albania” ishte i mbushur me shqiptarë që vinin nga anë të ndryshme.
Në stadiumin e bukur në Tiranë pati festë të madhe për kualifikimin e Shqipërisë në Evropianin 2024.
Dyert e stadiumit “Air Albania” do të hapen sërish këtë javë për një ndeshje ndërkombëtare.
Të enjten kampioni i Kosovës në futboll, Ballkani, do ta zhvilloj ndeshjen më të rëndësishme në Ligën e Konferencës. Në “Air Albania”, Ballkani e pret liderin e Grupit C, Viktoria Plzenin.
Ballkani është në vendin e tretë me katër pikë nga katër ndeshje, sa i ka edhe Astana e Kazakistanit. Dinamo Zagrebi është i fundit me tri pikë.
Derisa Plzeni e ka siguruar vendin e parë në grup dhe rrjedhimisht kalimin në fazën nokaut, Ballkani është në kërkim të këtij suksesi, që do të ishte historik. Për këtë arsye ndeshja e së enjtes është me shumë rëndësi.
Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin ”AIR Albania” në Tiranë, më fillim nga ora 18:45.
Kjo ndeshje do të transmetohet në dy platforma në Kosovë, në Artmotion përmes kanalit Sport1 dhe platformës Digitalb në SuperSport 2. /Lajmi.net/