Thursday, 14. May 2026
Sport

“Dërgojeni në burg” – Lojtari godet brutalisht kundërshtarin në start të ndeshjes, “gozhdohet” nga mediat spanjolle

GS 30/11/2023 1 Min. Lesezeit

Ndeshja e ligës së katërt katalanase mes Fornels dhe Beskad do të mbahet mend për fillimin më brutal të viteve të fundit në futbollin spanjoll.

Marco Marquez, një futbollist amator i skuadrës Fornels goditi brutalisht një kundërshtar të tij pak pasi nisi ndeshja, njoftojnë mediat spanjolle.

Ende nuk dihet arsyeja pse Marquez arriti në atë pikë, duke goditur aq rëndë futbollistin mysafir.

Marquez e goditi me shqelm në gju mbrojtësin kundërshtar. Ky i fundit ra në fushë dhe u rrotullua nëpër bar nga dhimbjet.

Mediat atje e “gozhduan” futbollistin që goditi rivalin e tij.

“Agresion kriminal në ndeshjen mes Fornelsit dhe Beskanit! Një goditje brutale që duhet shkojë në burg”, shkruajnë mediat spanjolle./Lajmi.net/

Teilen: