Wednesday, 13. May 2026
Sport

Leverkuseni e Xhaka në çerekfinale të Kupës së Gjermanisë 

GS 06/12/2023 1 Min. Lesezeit

Bayer Leverkusen dhe Granit Xhaka mposhtën Paderborn me rezultat 3-1 për tu kualifikuar në çerekfinale të Kupës së Gjermanisë.

Victor Boniface hapi rezultatin për Leverkusen në minutën e 12-të të lojës, derisa Exequiel Palacios e dyfishoi epërsinë e vendasve, shkruan lajmi.net.

Sebastian Klaas ngushtoi epërsinë, përpara se Patrik Schick të vuloste dilemën e fituesit.

Xhaka kompletoi ndeshjen te Leverkuseni.

Ndërkohë te Paderborni i Bundesliga 2, startuan Florent Muslija dhe Visar Musliu.

Mbrojtësi Musliu kompetoi ndeshjen, ndërsa Muslija luajti deri në minutën e 68-të. /Lajmi.net/

Teilen: