• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, September 25, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli: Atalanta na tregon sa vlejmë vërtet

07/12/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

 

Pas diçka më shumë se 48 orësh, Milani i Stefano Piolit do të zbresë në fushë kundër Atalantës. Ka të paktën tri dilema në lidhje me formacionin, por edhe me menaxhimin e forcave, duke qenë se kuqezinjtë të mërkurën do të luajnë ndeshjen më të rëndësishme të sezonit kundër Njukasëllit, ku fitorja është i vetmi rezultat i pranueshëm.

PIOLI

Vetë trajneri ka komentuar situatën në një intervistë.

Vini nga dy fitore në kampionat, është sinjal i mirë, apo jo?

Donim të jepnim vazhdimësinë që nuk kishte ndodhur për dy muaj. Mendoj se skuadra me Frozinonen luajti një lojë të mirë, rrezikuam pak dhe luajtëm si ekip. Duhet të vazhdojmë të luftojmë në krye të renditjes. Nuk ishte një ndeshje e lehtë, e konsideroj pozitive reagimin dhe paraqitjen e ekipit, por tani rëndësi ka vetëm sfida me Atalantën.

Si është fryma e grupit, pasi ka pasur shumë zëra për krisje?

Është e qartë se përballem me vështirësi, por probleme madhore nuk ka pasur kurrë. Përballë kemi hasur ekipe që driblojnë shumë mirë, por kemi treguar se dimë të punojmë fort si skuadër dhe duke rrezikuar pak. Në shumë ndeshje mund të ishim më efektivë në pasimin dhe goditjen e fundit, megjithatë shpesh kemi marrë rezultate edhe pse kemi zhvilluar ndeshje. Ajo e së shtunës ishte fitorja e dytë radhazi në kampionat, por duhet ende të gjejmë vazhdimësi.

Si do të veproni të shtunën, pasi rikthehet Zhiruja, por Joviçi sapo është zhbllokuar…

Ai ka cilësi të mëdha. Tani është shumë më mirë fizikisht. Në fillim të sezonit kishte disa probleme, tani është më mirë, por është lojtar dhe për mendimin tim, mund të luajë me më shumë intensitet.

Sa shanse ka Milani për titullin?

Për synimet e mëdha është ende herët. Jemi Milani, duhet të arrijmë në majë. Për të ëndërruar fuqishëm, duhet punuar në fushë po aq fuqishëm. A mund të ishte renditja juaj në Serinë A dhe Europë më e mirë? Punohet shumë për të dhënat e ndeshjeve, por unë mbaj një të dhënë objektive, rastet e krijuara dhe rastet e pësuara. Në Champions, PSG-ja duhet të jetë i pari dhe ne të dytët për këtë statistikë. Nuk arritëm të sjellim në shtëpi aq gola sa meritonim në Champions. Në kampionat kemi hedhur disa hapa false, por kampionati është ende i gjatë.

Çfarë prisni nga ndeshja e radhës?

Do të luajmë me Atalantën dhe sigurimi i vazhdimësisë do të jetë i rëndësishëm. Të bësh më mirë se Liga e Kampionëve të vitit të kaluar ishte e vështirë. Champions është një kompeticion shumë i vështirë për t’u fituar, ndërsa në kampionat fiton ai që është më i vazhdueshëm në rezultate. Ka ende kohë për të pasur një sezon të mrekullueshëm.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Bennacer i dha fund vuajtjeve

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.