Federiko Dimarko ishte një nga protagonistët e suksesit të Interit me shifrat 4-0 ndaj Udinezes. Mbrojtësi shënoi golin e rezultatit të përkohshëm 2-0, si përfundim të një manovre të shkëlqyer të zikaltërve.
Pasi diagonalja e tij tundi rrjetën, ai shkoi fillimisht të festonte poshtë tribunës së ultrasve e më pas, iu drejtua pankinës, ku përqafoi Kristjan Asllanin. Një veprim që çuditi shumëkënd dhe të cilin ka qenë vetë Dimarko që e ka shpjeguar në fund të sfidës për “Inter TV”.
“Pse përqafova Asllanin? Sepse gjatë javës më kishte thënë që do të shënoja. Ashtu si shumë persona të tjerë, mes të cilëve edhe Stankoviç. Jam i lumtur”, tha futbollisti italian i cili brenda një kohe të shkurtër është kthyer në një nga emrat më të spikatur te Interi.
PANORAMASPORT.AL