Wednesday, 13. May 2026
Sport

Kvaratskhelia në dyshim për përballjen në Ligën e Kampionëve

GS 10/12/2023 1 Min. Lesezeit

Napoli po përballet me disa probleme, pasi ka disa lojtarë të lënduar para ndeshjes vendimtare në Ligën e Kampionëve kundë Bragas.

Sulmuesi, Kvicha Kvaratskhelia nuk është stërvitur me shokët e tij të Napolit, ndërsa Jens Cajuste dhe Mario Rui janë gjithashtu në dyshim, shkruan lajmi.net.

Për të garantuar vendin e tyre në mesin e 16-të skuadrave më të pas Real Madridit, do të mjaftojë që të shmangin humbjen kundër Bragës.

Kvaratskhelia vuan nga simptomat e gripit.

Ai nuk stërviti me skuadrën sot, përkundrazi kishte vetëm një seancë të shkurtër vetëm në palestër.

Edhe Mario Rui është ende jashtë fushës, ndërsa Cajuste u diagnostikua me një ndrydhje në gju pas humbjes 1-0 ndaj Juventusit të premten në mbrëmje.

Mbrojtësi i majtë Mathias Olivera është jashtë deri në vitin 2024 me një dëmtim në gju, kështu që ka të ngjarë që Natan të përdoret përsëri në atë anë të mbrojtjes. /Lajmi.net/

Teilen: