Një ngjarje e rëndë ndodhi në sfidën mes Granadës dhe Atletik Bilbao, ku titullar ishte dhe sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Myrto Uzuni.
Në minutën e 18’ të takimit, një tifoz pësoi një arrest kardiak në shkallët e stadiumit dhe disa minuta më vonë ndërroi jetë, duke sjellë ndërprerjen e sfidës.
Federata Spanjolle mori vendimin që kjo sfidë do të luhet ditën e sotme në orën 21:00, duke startuar aty ku u ndërpre, me sfidën që deri në ato momente ishte 0-1 për Bilbaon.
PANORAMASPORT.AL