Trajneri i Realit të Madridit, Karlo Ançeloti, foli për mediat pas barazimit kundër Betis (1-1) në “Benito Villamarín”. Madrilenët kaluan në epërsi me golin e të zakonshmit Bellingam, por Ruibal shënoi një gol të mrekullueshëm për të barazuar një duel jashtëzakonisht të luftuar.
Gjithsesi, Ançeloti është munduar të fshehë zhgënjimin për barazimin në Sevilje.
NDESHJA DHE REZULTATI – “Ndonjëherë gjërat nuk shkojnë ashtu siç dëshirojmë. Ishte një ndeshje e vështirë, me gabime dhe aspekte pozitive. Gjëja e keqe që ndodhi është se Ruibal shënoi një gol fantastik dhe ata na barazuan. Jam i kënaqur gjithsesi, sepse një pikë këtu nuk është shaka. Nuk mund të fitosh gjithmonë. Deri tani kemi bërë mirë dhe do të vazhdojmë të bëjmë mirë. Kthehemi në Madrid me të mirat që na ofroi kjo ndeshje”.
ZEMËRIMI I MODRIÇIT – “Nuk e di nëse Modriç ishte i zemëruar. Për fat të keq morëm një gol kur e kishim ndeshjen nën kontroll, por Betisi nuk e meritonte të humbiste”.
PANORAMASPORT.AL