Sulmuesi i Chelseat dhe Kombëtares së Shqipërisë, Armando Broja vazhdon të kërkohet me ngulm nga klube të ndryshme nëpër botë.
Për shërbimet e 22-vjeçarit interesim kanë shprehur klube të Premierligës, disa nga Turqia e nga disa vende të tjera, përcjell lajmi.net.
Së fundmi kanë shprehur interesim edhe disa klube turke, të cilave ende nuk i është zbuluar emri.
Gazetari italian dhe një nga më të besuarit në botë për transferime në futboll, Fabrizio Romano ka bërë të ditur se Broja nuk e konsideron kalimin e tij në ligën turke, në afatin kalimtar të janarit.
Interesimi dhe kërkesat e forta të klubeve turke nuk do ta ndryshojnë mendjen e futbollistit të Kombëtares shqiptare.
“Armando Broja nuk po e konsideron lëvizjen në ligën turke në janar – pavarësisht interesit të fortë dhe kërkesave konkrete. Interesi mbetet edhe nga klubet e Premierligë dhe liga të ndryshme jashtë vendit” – ka shkruar Romano në “X”.
🚨🔵 Understand Armando Broja is not considering Turkish league move in January — despite strong interest and concrete requests.
Interest remains also from Premier League clubs and different leagues abroad. pic.twitter.com/f4ahnTB7f5
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) December 11, 2023
Armando Broja është pjesë e Chelseat nga grupmoshat e reja, ndërsa për disa sezone ka qenë i huazuar te Vitesse e Southamptoni.
Broja konsiderohet një nga sulmuesit me të ardhme të ndritur te “Blutë” e Londrës, derisa këtë edicion në disa raste ka startuar nga minuta e parë./Lajmi.net/