Basketbollisti i Trepçës, Drilon Hajrizi ka zhvilluar një tjetër paraqitje të mirë në këtë edicion.
Hajrizi ishte më i miri i mitrovicasve në sfidën kundër Proton Cable Prizrenit.
Basketbollisti i Kosovës kishte 22 pikë 13 kërcime, gjashtë asistime, si dhe dy topa të vjedhur dhe dy bllokada, duke e pasur indeksin e ndeshjes 41, apo më të lartin për këtë xhiro, si dhe njërin nga më të lartët në këtë edicion për mitrovicasin.
Peja pa shumë probleme fitoi kundër Istogut, ndërsa më i dalluari ishte edhe kësaj radhe Justin Davis, me 29 pikë, nëntë kërcime, pesë asistime, duke e pasur indeksin 39.
Indeksin e lartë e kishte edhe Jalen Nesbitt (35) i Golden Eagle Yllit, në sfidën kundër Vëllaznimit. Nesbitt e mbylli ndeshjen me 23 pikë, tetë kërcime dhe dy asistime.
Sigal Prishtina fitoi derbin e rivalëve të vjetër kundër Bashkimit, ku u dalluan dyshja vendore, Fisnik Rugova dhe Dardan Berisha. Rugova e përfundoi ndeshjen me 18 pikë, 11 kërcime dhe dy asistime, ndërsa Berisha me 22 pikë, tri kërcime e gjashtë asistime.
Top 5
Drilon Hajrizi (Trepça) 22 pikë, 13 kërcime, 6 asistime, 41 indeksi
Justin Davis (Peja) 29 pikë, 9 kërcime, 5 asistime, 39 indeksi
Jalen Nesbitt (Golden Eagle Ylli) 23 pikë, 8 kërcime, 2 asistime, 35 indeksi
Fisnik Rugova (Sigal Prishtina) 18 pikë, 11 kërcime, 2 asistime, 24 indeksi
Dardan Berisha (Sigal Prishtina) 22 pikë, 3 kërcime, 6 asistime, 24 indeksi./Lajmi.net/