Taulant Xhaka, është dënuar me dy ndeshje moslojë.
Kjo për shkak të një ndërhyrje brutale në stilin “Kung Fu” ndaj futbollistit të Grasshopperit, Bradley Fink.
Xhaka do të mungoi në ndeshjen e fundit për këtë vit, atë ndaj Luzern.
E po ashtu edhe në lojën e parë të vitit 2024, ndaj Zurichut.
Për 32-vjeçarin, ishte kartoni i parë i kuq për këtë edicion.
Por, ai tashmë ka humbur tre ndeshje për shkak të një pezullimi.