Tuesday, 7. April 2026
Sport

“Derbi i shqiptarëve” mbyllet në paqe, Empoli-Lecce ndajnë pikët në javën e 15-të

GS 11/12/2023 1 Min. Lesezeit

Sfida e vlefshme për javën e 15-të të Serie A u mbyll me barazimin 1-1, ndërsa rezultoi shumë e luftuar.

Pjesa e parë u mbyll me porta të paprekura, ndërsa u desh minuta 64’ që pas një gafe të Berishës, Banda të gjente rrugën drejt rrjetës dhe të kalonte Leccen në avantazh.

  

Ndërsa vetëm pak minuta më pas, në minutën e 71’ një autogol i Rafia-s u dha barazimin vendasve, si dhe vulosi këtë takim.

  

Tre shqiptarë, Ramadani, Berisha e Ismajli e nisën këtë takim nga minuta e parë, ndërsa Stiven Shpendi u aktivizua nëminutëne 41’ në vend të Caputo-s, që la fushën i dëmtuar.

1-1 dhe Empoli renditet në vend të 17-të me 12 pikë, teksa Lecce në vend të 13-të me 17 pikë.

Teilen: