Kaljari i Klaudio Ranierit tregon nga java në javë se është një skuadër që nuk dorëzohet e do të kërkojë me çdo kusht këtë vit mbijetesën në Serinë A. Prova e radhës e ekipit të Sardenjës ishte sot, teksa mori një fitore me përmbysje të pabesueshme me shifrat 2-1 ndaj Sasuolos.
Miqtë kaluan në avantazh me Erlik që në minutën e 7 të takimit, por më pas ishin vendasit që kërkuan me ngulm golin, pa e gjetur atë. Kartoni i kuq i Tresoldi ia bëri më të thjeshtë punën në pjesën e dytë, kur në minutën e 73-të për Sasuolon u aktivizua edhe Nedim Bajrami.
Ky i fundit mund ta kishte mbyllur ndeshjen në minutën e 90, kur gjeti rrjetën për të çuar shifrat në 2-0, por më pas VAR-i e anuloi atë gol për pozicion jashtë loje.
SHIH VIDEON
Këtu filloi drama për Sasuolon, pasi në minutën e 93-të, Lapadula shënoi golin e barazimit. Vendasit nuk u ndalën aty dhe në minutën e 99-të vulosën fitoren 2-1 me përmbysje falë një roveshate të Pavoletit, duke marrë tre pikë të rëndësishme që i nxjerrin nga zona e ftohtë e klasifikimit.
GOLI I ERLIK (VIDEO)
GOLI I LAPADULA (VIDEO)
GOLI I PAVOLETI (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL