Wednesday, 13. May 2026
Sport

Futbolli grek do të luhet prapa dyerve të mbyllura për dy muaj

GS 12/12/2023 1 Min. Lesezeit

Liga elitare greke do të zhvillohet me dyer të mbyllura për tifozët për dy muaj.

Një vendim i tillë ka ardhur si masë për ndalimin e dhunës në stadiume.

Qeveria e Greqisë erdhi me këtë ide pasi që një polic u lëndua rëndë gjatë një ndeshjeje volejbolli midis Olympiakosit dhe Panathinaikosit.

“Me vite, kriminelët nën maskën e tifozëve kanë kryer krime serioze duke shkaktuar lëndime kritike e duke vrarë”, ka thënë zëdhënësi qeveritar, Pavlos Marinakis.

“As sportistët, e as fansat nuk duhet të vuajnë nga sjellja vrastare e bandave kriminale”.

Teilen: