Kampionati kombëtar i futbollit amator 9×9 “FSHF Sunday League Albania”, ka mbyllur javën e nëntë. Kryesuesit, ATS dhe Dajtit fituan sërish dhe ruajnë vendin e parë, respektivisht në Grupin A dhe B.
Ekipi i ATS tiumfoi këtë javë ndaj skuadrës MD me rezultatin 3-2 dhe kryeson renditjen në Grupin A me 23 pikë. Kjo ishte fitorja e gjashtë radhazi për ATS. Edhe skuadra e IMMI fitoi 2-1 ndaj Primo MFC dhe vijonë garën për kreun me skuadrën e ATS, teksa IMMI ndodhet në vendin e dytë me 22 pikë. Më tej në Grupin A, skuadrat e Barrikada, Vila L, Dymbëdhjetat, Ferraj, Luminesen dhe Raiffeisen Bank fituan në sfidat e tyre.
Në Grupin B, Dajti regjistroi fitoren e nëntë radhazi në po aq ndeshje, teksa triumfoi 3-0 ndaj Roamel. Skuadra e Dajtit kryeson renditjen me pikët e plota 27.
Në ndeshjet e tjera të grupit, skuadrat e Antigonean, Al Ar, Confucius, Big – Bite dhe Jata Market fituan në sfidat e tyre, ndërsa u regjistruan edhe dy barazime në takimet, Albamer – Friends Team 1-1 dhe Gaia Triumph – Parku 3-3.
Rezultatet e javës së 9-të të kampionatit të futbollit amator 9×9:
Grupi A
IMMI – PRIMO MFC 2-1
Barrikada – Hidro Alfa 5-4
ATS – MD 3-2
Legjendat 9×9 – Vila – L 1-2
Dymbëdhjeta – Vatër 1-0
Elso – Ferraj FC 0-3
FB Passion – FC Luminesen 0-4
Raiffeisen Bank – FC Illyrian Eagles 3-1
Grupi B
Futura Dent – Antigonean 0-7
Coca Cola Tepelena – Al Ar 1-2
Albamer – Friends Team 1-1
FC Dajti – Roamel 3-0
Gaia Triumph – FC Parku 3-3
FC Confucius – North Gate 2-1
Ja Ar Plast – Big-Bite 2-4
Jata Market – FC Musa 3-2