• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, July 6, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Kostakurta, i përulet Interit: Është e pamundur t’i lexosh lojën

12/12/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Interi i këtij sezoni ka nisur që të bëjë tifozë edhe ish-milanistë, njëri prej tyre është ish-kapiteni i Milanit, Alesandro Kostakurta.

kostakurta

Udhëtimi që po bën skuadra e Simone Inzagit e ka mahnitur ishmbrojtësin, i cili beson se edhe këtë sezon, zikaltrit mund t’i shkojnë deri në fund Europës: “Do të doja të thoja ‘të pathyeshëm’, por më e saktë se sa kjo është se përballë këtij Interi është e pamundur të luash. E them këtë, sepse jo vetëm ata janë të palexueshëm për rivalet dhe gjithmonë arrijnë të surprizojnë, por mbi të gjitha kanë edhe një qasje më shumë se sa thjesht agresive. Në Itali nuk shoh askënd që ka vrullin e skuadrës së Simone Inzagit dhe duket t’i bëjmë të gjithë komplimente trajnerit dhe lojtarëve të tij. Sekreti i kësaj force unë mendoj se është udhëtimi i sezonit të kaluar në Champions, ku arritja në finale dhe të luajturit si të barabartë me Mançester Sitin e ka bërë shumë të fortë edhe psikologjikisht. Prandaj, jam i bindur se edhe sivjet, Interi është kandidati kryesor për të shkuar sërish në finale, përveçse të fitojë titullin në Itali”, tha Kostakurta.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

I përulet Interit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.