Udhëtim i komplikuar në Angli, por kuqezinjtë janë absolutisht në kërkim të tri pikëve për të qëndruar në Europë. Nëse do të jetë Champions apo Ligën e Europës, do të varet edhe nga rezultati në PSG-Dortmund. Ja statistikat e prag-ndeshjes Njukasëll-Milan:
– I vetmi precedent evropian mes Njukasëllit dhe Milanit ishte një barazim pa gola në ndeshjen e parë të kësaj faze të grupeve, në të cilën skuadra kuqezi tentoi 25 goditje pa gjetur rrjetën.
– Milani është skuadra e parë italiane që viziton “Sen Xhejms Park” për t’u përballur me “qymyrxhinjtë” në Evropë që nga Interi i cili e bëri diçka të tillë në nëntor 2002, kur edhe arriti të fitojë 4-1 në një ndeshje të vlefshme për fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve.
– “Djalli” ka fituar vetëm një nga 21 ndeshjet e luajtura në kompeticionet e mëdha evropiane në transfertë në Angli (B7 H13), një fitore 1-0 kundër Mançester Junajtidit në shkurt 2005. Kuqezinjtë nuk kanë fituar kundër nëntë skuadrave të tjera: Ipsuiç Taun , Çelsi, Totenhem, Everton, Mançester Siti, Lids, Arsenal, Portsmuth dhe Liverpul.
– Skuadra e drejtuar nga Edi Hau humbi 1-0 kundër Dortmundit në ndeshjen e saj të fundit në shtëpi në Champions. Ajo nuk ka humbur kurrë 2 ndeshje radhazi në shtëpi në kompeticionet e mëdha evropiane. Sezoni i vetëm në të cilin humbi më shumë se një ndeshje në “Sen Xhejms Park” ishte në 2002-2003 (tre).
– Milani ka përfunduar vetëm dy herë në fund të grupit të Ligës së Kampioneve: në fazën e grupeve të raundit të parë në 1999- 2000 dhe në 2021-2022 nën drejtimin e trajnerit aktual, Stefano Pioli.
– “Qymyrxhinjtë” barazuan 0-0 kundër Milanit në ndeshjen e parë të këtij sezoni të Ligës së Kampionëve të UEFA-s, pavarësisht se skuadra italiane realizoi 25 goditje në atë ndeshje, i cili është numri më i madh i goditjeve të realizuara nga një ekip pa shënuar në një ndeshje të vetme në sezonin 2023-2024.
– Në pesë ndeshjet e para të kësaj Lige Kampionesh, ajo e Piolit ishte skuadra me përqindjen më të lartë të pasimeve që ka kaluar të paktën një repart kundërshtar (15.4 për qind). Teo Hernández është lojtari që ka bërë më shumë pasime që thyejnë linjën e presionit për skuadrën italiane deri më tani në kompeticion (41).
– Rafael Leao (24 vjeç), nga Milani, është një nga tre lojtarët që kanë luajtur më shumë se 50 ndeshje në Champions që nga fillimi i sezonit të kaluar, së bashku me Vinisiusin dhe Kvaratskhelian. Anësori portugez ka edhe përqindjen më të mirë të driblimeve të suksesshme mes këtyre tre lojtarëve (55.7 për qind).
PANORAMASPORT.AL