Monday, 2. February 2026
Sport

Milan rikthehet në lojë, barazon rezultatin ndaj Newcastle

GS 13/12/2023 2 Min. Lesezeit

Kur shorti hodhi Paris Saint-Germain, Newcastle United, AC Milan dhe Borussia Dortmund në Grupin F të Ligës së Kampionëve, ishte e qartë se do të ishte “Grupi i Vdekjes”.

Me ndeshjen e fundit që është duke u zhvilluar vetëm njëra nga këto skuadra ka siguruar kualifikimin, shkruan lajmi.net.

Milani ka barazuar rezultatin ndaj Newcastle dhe rezultati aktual është 1:1.

Joelinton shënoi supergol në minutën e 33-të.

 

Por, në pjesën e dytë Milani është rikthyer me golin e Pulisic.

PSG është skuadra favorite për t’u kualifikuar si nënkampion i Grupit F, pasi e ka fatin në duart e veta dhe nëse kampioni francez fiton ndeshjen do t’i bashkohet gjermanëve në raundin tjetër.

Për tu kualifikuar Newcastle United, do të duhej të mposhte AC Milan në shtëpi për të pasur një shans për kualifikim.

Mundësia e AC Milan për t’u kualifikuar duket më e zymta pasi jo vetëm që do t’i duhej të mposhtë Newcastle, por gjithashtu do t’i duhej humbja e PSG-s . /Lajmi.net/

Teilen: