PSG-ja arriti të kualifikohet në fazën tjetër të Championsit, duke u renditur në vendin e dytë pas Dortmundit. Në një prononcim për Canal+, presidenti i klubit francez Naser Al-Khelaifi u shpreh se janë shumë të kënaqur me punën e Luis Enrikes.
“Ne luajtëm me stilin tonë, performuam në nivele të larta. Jemi të kënaqur me trajnerin. Jemi të kënaqur me punën që po zhvillon dhe stilin e lojës që po aplikon në skuadër. Kjo është ajo që duam. Ne duam të jemi një skuadër që sulmon. Dhe Luis Enrike është shumë i motivuar në këtë aspekt. Ky është shkaku pse nënshkruam me të. Edhe ndaj Dortmundit krijuam shumë raste për gol”, tha ai
PANORAMASPORT.AL