Monday, 2. February 2026
Sport

Momenti i vështirë i Barcelonës, reagon sulmuesi: Po përpiqen të na shkatërrojnë, jemi të zhgënjyer

GS 14/12/2023 1 Min. Lesezeit

Barcelona nuk është në momentin e saj më të mirë pasi humbën 2-4 në fundjavë kundër Gironas në kampionat, teksa mbrëmë erdhi disfata 3-2 përballë belgëve të Antverpit në Champions.TORRES

Në lidhje me situatën e vështirë që skuadra e tij po kalon, sulmuesi Ferran Torres është shprehur se: “Duhet të korrigjojmë disa gjëra, e kemi të qartë. Por janë disa dinamika që ndodhin gjatë një sezoni. Jemi shumë të bashkuar dhe jemi me trajnerin, ai ka mbështetjen tonë. Sigurisht që jemi të zhgënjyer, por tani duhet të përqendrohemi te kampionati. E dimë zhurmën e madhe që bëhet nga jashtë ndaj Barcelonës që po përpiqet të na shkatërrojë, por duhet të bashkëjetojmë me të”, theksoi 23-vjeçar.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: