• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, September 15, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Milan, Leao: Do të përpiqemi të fitojmë Europa League

14/12/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Rafael Leao ka folur pas eliminimit nga Champions League duke thënë se tani duhet të fokusohen në fitimin e trofeut të Europa League, pasi është një trofe që Milani nuk e ka fituar kurrë.

Kuqezinjtë morën një fitore të madhe 2-1 ndaj Newcastle United në “St. James’ Park”, por mbeten në vendin e tretë, pasi Paris Saint-Germain barazoi 1-1 në transfertë te Borussia Dortmund dhe këto dy klube morën dy vendet e para.

Kjo do të thotë se italianët bien në play-off të Europa League, ndërsa Newcastle janë krejtësisht jashtë Europës.

Megjithatë, kjo nuk e dëshpëron klubin kuqezi, pasi ylli kryesor i skuadrës, Leao, ka thënë se do të tentojnë ta fitojnë trofeun.
“Ne donim të vazhdonim në Champions League, por festuam pas fërshëllimës së fundit, sepse këto janë ende tre pikë të rëndësishme”, ka thënë Leao për “Amazon Prime Video Italia”.

“Tani ne hyjmë në Europa League dhe do të përpiqemi ta fitojmë, sepse është një trofe që Milani nuk e ka fituar kurrë”, përfundoi sulmuesi portugez./ h.ll/abcnews.al

Next Post

Delegohen gjyqtarët për xhiron e fundit të stinorit vjeshtor në Albi Mall Superligë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.