• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, June 19, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Performancë fantastike këtë sezon, rritet vlera e Edon Zhegrovës

19/12/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Sulmuesi kosovar, Edon Zhegrova, po vazhdon me paraqitje të shkëlqyera në kampionatin francez këtë sezon me fanellën e ekipit të Lille.

24-vjeçari në këtë edicion të ri të garave është paraqitur në 15 ndeshje në ligë me ekipin francez, teksa në 12 prej tyre e ka nisur nga minuta e parë.

Zhegrova ka shënuar një gol dhe ka asistuar katër herë deri në këtë fazë të sezonit.

Kjo formë e jashtëzakonshme e Zhegrovës ka bërë që vlera e tij në treg sipas “Transfermarkt”, të rritet për dy milionë euro. Kartoni i tij në treg tani vlerësohet hiq më pak se dhjetë milionë euro.
Anësori i djathtë është paraqitur edhe në Ligën e Konferencës, ku në gjashtë ndeshje të luajtura ka qenë autor i një goli dhe një asistimi.

Zhegrova është bërë pjesë e Lille në janar të vitit të kaluar pas një aventure në Zvicër me fanellën e Baselit, për shumën e shtatë milionë eurove.

Ai ka kontratë me ekipin francez deri në qershor të vitit 2026, por në rast se vazhdon me paraqitje të tilla, nuk do të ishte befasi në rast se në një të ardhme të afërt, ta shohim atë në ndonjë ekip më të madh./ h.ll/abcnews.al

Next Post

Disa marrëveshje në Kosovë, Tirana nis kontaktet me bomberin afrikan

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.