• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, June 19, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Disa marrëveshje në Kosovë, Tirana nis kontaktet me bomberin afrikan

19/12/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Tirana po mendon për një afrim në sulm. Sulmuesi i KF Trepçës, Mustafa Ba, është në radarët e klubit bardheblu. Burime në skuadër bëjnë me dije se Tirana është shumë pranë firmës me lojtarin senegalez, i cili luan në Kosovë me Trepçën në Kategorinë e Parë, por që është edhe makineri golash. Tirana prej kohësh i ka vënë syrin lojtarit, i cili kërkohet nga shumë skuadra si në Shqipëri, Kosovë dhe më gjerë.

Nga Tirana thonë se marrëveshja është gati, por ende nuk ka një gjë të shkruar. E sigurt është që afrimi i lojtarit të Trepçës do të ishte një goditje e madhe për skuadrën bardheblu pas largimit të Florent Hasanit.

Lojtari luan në Kategorinë e Parë kosovare dhe është golashënues i rregullt me skuadrën e tij. Lojtari, gjithashtu, kërkohet nga shumë skuadra në Superiore. Futbollisti luan në qendër të sulmit dhe do të jetë zëvendësuesi kokë më kokë me Florent Hasanin.

Tirana gjithashtu duhet të luftojë me Partizanin dhe skuadra të tjera për të marrë shërbimet e lojtarit që vjen nga kampionati kosovar.

Kosova si pistë – Largimi apo lëvizja e kaq lojtarëve duhet të mbulohen. Nga ana e drejtuesve të Tiranës është parë me kujdes në çdo treg të rajonit. Me shumë mundësi, Tirana do të importojë lojtarë nga Maqedonia e Veriut, Kosova apo Mali i Zi.

Burime në klub bëjnë me dije për “Panorama Sport” se klubi ka disa marrëveshje në Kosovë për të zëvendësuar ata që ikin. Gjithsesi, pa u larguar lojtarë zor se te Tirana do të ketë afrime “VIP”.

Sulmuesi – Rapidi i Bukureshtit zyrtarizoi të shtunën blerjen e sulmuesit të Tiranës, Florent Hasani. Sipas njoftimit të klubit rumun, Hasani ka nënshkruar për dy vite e gjysmë me skuadrën e re.

Next Post

Ylli i Juventusit tremb “zonjën”, mungon sërish në stërvitje

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.