• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, June 20, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

30 dëmtime muskulore në fazën e parë, dy lojtarë të Milanit mbyllin vitin

19/12/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Lajmet e mira për Milanin vijnë vetëm nga rezultatet. Pas fitores së Njukasëllit erdhi një fitore bindëse ndaj Monzës në kampionat, por 3-0 në javën e 16-të solli me vete dy dëmtime të reja muskulore për lojtarët e Stefano Piolit.

milan

Pobega, i cili u largua duke i lënë vendin debutuesit (me gol) Simiç, pësoi një dëmtim në ijë dhe sipas vizitës së kryer dje ka edhe interesim të tendinës përkatëse. Ndërkohë, Okafor, autori i golit të 3-0, dëmtoi një muskul në pjesën e pasme të kofshës.

Të dy lojtarët aktualisht janë planifikuar të pushojnë dhe t’i nënshtrohen një kontrolli të ri klinik pas një jave për të vlerësuar më pas rrugën më të mirë drejt rikuperimit, e cila në çdo rast nuk do të jetë e shkurtër.

Praktikisht dyshja ka mbyllur fazën e parë gjatë së cilës, kuqezinjtë kanë parë 29 dëmtime të natyrës muskulore. Këtu nuk përfshihen lëndimet e Benaserit (i dëmtuar në maj) apo fraktura që pati pësuar Pelegrino ndaj Napolit.

Nga ana tjetër, ata që megjithatë janë rikuperuar dhe mund të kthehen në grup, janë Marko Sportielo dhe argjentinasi Pelegrino. Portieri është rikuperuar nga dëmtimi i pulpës, ndërsa mbrojtësi ka lënë përfundimisht frakturën e këmbës pas tij. Të dy nisin këtë javë riatletizimin, teksa fushën do të mund ta shohin pas vitit të ri.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Kjo është skuadra me mbrojtjen më të mirë në Evropë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.